Derbi i i Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe Devollit, nuk do të luhet të dielën në orën 15:00, siç ishte programuar. Kjo sfidë do të luhet të hënën në orën 15:00.
Shkaku i kësaj shtyreje është fakti se policia, nuk e merr përsipër ndeshjen, pasi do të ketë një protestë të dielën.
Është ndeshje vendimtare për objektivat e skuadrave dhe për shkak të interesit të lartë dhe protestës, policia ka refuzuar ta marrë përsipër mbarvajtjen jashtë stadiumit ditën e diel.
Flitet së për këtë derbi mund të jeën të pranishëm në stadium rreth 2 mijë tifozë, shifër e lartë për Kategorinë e Dytë.
Devolli ndodhet në vendin e dytë të Grupit B me 37 pikë, ndërsa Maliqi ndodhet në vendin e tretë me 34 pikë. Pra dhe renditja e tregon rëndësinë e kësaj ndeshje për të dyja skuadrat.