Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dojna tregon krenarinë e madhe për Vlashentin, e puth në buzë dhe zgjedh fjalët më të bukura për të

17:47 / July 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dojna Mema
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë nuk na i kanë kursyer fare fotot e videot nga momentet që kalojnë me njëri-tjetrin. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata e mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap dhe prej kohësh përveç Vlashentit, edhe Dojna po kujdesej për koncertin e partnerit, “Za Fest”.

Këngëtari ka performuar mbrëmë në Shirokë dhe e para në rreshtin e fansave ishte moderatorja, që filmonte Vlashentin teksa këndonte dhe i jepte zemër.

Pas performancës së tij magjike, çifti i bukur nuk e kurseu një puthje në buzë për fansat dhe Dojna na tregoi me fjalë të bukura sa krenare është për gjysmën e saj.

“Jam krenare më shumë se kurrë për ty dhe frymën që i dhe Shkodrës, e jo vetëm.”- janë ndër të tjera fjalët e ëmbla të moderatores.

Më herët, Dojna dhe Vlashenti kanë dhënë intervistën e parë çift tek Adi Krasta. Ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka patur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirës.

“Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- tha ai duke qeshur.

Më tej, moderatorja tha se në dasmën e tyre do të jenë të ftuar të gjithë njerëzit e zemrës.

Më herët, Vlashenti në një intervistë të dhënë, tregoi se çfarë kishte menduar në fillim për Dojnën.

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti.

Dojna Vlashenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pamjet e rënda bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit

17:00 / September 4, 2026

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.