Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Konkurrencë e fortë për portën e Lazios, Reina e Strakosha miqë dhe rivalë

19:24 / August 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarrit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampionati (Serie A) është para nesh, në më pak se një muaj do të debutojë Lazio e re e Maurizio Sarrit, të shtunën e 21 gushtit kundër Empolit. Trajneri toskan do të duhet të vendosë se kush do të jetë titullari në hierarki për rolin e portierit.

Sarri ende nuk ua ka komunikuar atë dy “mbrojtësve ekstremë”. Javët e ardhshme do të shërbejnë për të përvijuar idenë e startuesit mes shtyllave. Sezonin e kaluar, fanella startuese iu dha Thomas Strakosha, me Pepe Reina që më pas e fitoi atë status gjatë muajve.

Spanjolli duket se ka avantazhin, por shqiptari po përpiqet të “minojë” ish-portierin e Napolit. Në përgatitjet e Auronzo di Cadore, shqiptari ishte gjithmonë gati. Dueli për “pronësinë” e portës bardhekaltër do të vazhdojë në përgatitoren gjermane të Marienfeld.

Gjatë grumbullimit të Auronzo, të dy portierët bënë të ditur se po e përjetojnë konkurrencën me qetësi dhe pozitivitet. Strakosha nuk ka rinovuar ende dhe sezoni i kaluar u duk me ritmin e lamtumirës. Palët duket se janë afruar tashmë në negociata, por kontrata e Thomas skadon në qershor 2022 dhe klubi nuk mund ta përballojë ta humbasë atë me parametra zero.

Negociatat do të vazhdojnë edhe me Reina, i cili me përvojën e tij është garanci për Sarrin. Dy portierët do të rivalizojnë për vendin e titullarit deri në ditën e fundit të përgatitjeve parasezonale. Reina duket në “pole position”, por Strakosha është një “kërcënim” serioz për spanjollin.

konkurence Lazios porten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.