Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e Buxhetit”

13:14 / August 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka thyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, me arsyetimin se ai cënon Kushtetutën, ndarjen dhe balancimin e pushtetit.

Sipas Metës Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i  hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik.

Ndër të tjera ai thekson se ndryshimet e miratuara, kanë rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB.

“Akti Normativ heq çdo pengesë ligjore, për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik Ndryshimet e miratuara, rrezik real të lartë për rritjen e mëtejshme të borxhit publik, duke kaluar kufirin e 80% të PPB. Ndryshimet e miratuara, sjellin rrezik për mosrespektimin e disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike. Nuk justifikohet as me “nevojën” dhe as me “urgjencën”.

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave. Akti Normativ rrit shpenzimet publike dhe cenon qëndrueshmërinë e financave publike, në kundërshtim me rekomandimet e FMN. Reflekton një papërgjegjshmëri të lartë të Qeverisë në drejtim të mos mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të bizneseve të prekura nga COVID-19. Rritja e shpenzimeve dhe e borxhit ka prodhuar tkurrjen më të ulët ekonomike në vitin 2020, si dhe mosrealizmin e parashikimeve për vitin 2021. Akti Normativ nuk vjen si zgjidhje e problematikës së evidentuar nga pandemia, por e thellon më tej atë. Nuk përmbush pritshmëritë e qytetarëve duke cenuar të ardhurat e shtetit”, bën me dije Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.