PSG duket të jetë klubi i ri i Leo Messit. Ende nuk ka zyrtarizim, por në orët e ardhshme pritet që drejtuesit e klubit francez të ulen dhe të arrijnë marrëveshjen. Sipas “L’Equipe klubi parizien i ofruar argjentinasit një super kontratë tre vjeçare me një pagë prej 40 milionë eurosh në sezon.
Ditën e dielë do të ketë një takim midis drejtuesve të PSG dhe agjentëve të kampionit argjentinas. Ardhja e Messit, megjithatë, mund të komplikojë rinovimin e kontratës për Mbappe, i cili deri dje ishte i bindur për të qëndruar në skuadrën franceze.
