Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Iu gjet kokainë gjatë kontrollit, në pranga 27-vjeçari

13:47 / August 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes e1536863662494 770x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine.

Sakaq, në praga kanë rënë dhe shtatë persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. T., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u procedua penalisht shtetasi i mitur me iniciale A. C., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia“, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (biçak), bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. M., 35 vjeç, B. V., 28 vjeç, Z. P., 30 vjeç dhe Z. B., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 08.08.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur një shumë parash në lokalin në pronësi të shtetasit E. K. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprake: Në rrugën “Azem Galica”, rreth orës 05:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në katin e parë të banesës së shtetasit P. K., i cili si pasojë e flakëve ka marrë dëmtim të lehta në dorë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.