Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria e Rusisë rifillon lëshimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë

16:00 / August 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Rusisë në Tiranë njofton se dega konsullore ka rifilluar praktikën e lëshimit të vizave të të gjitha kategorive.
Kjo vjen pas vendimit të qeverisë Ruse për shtimin e Shqipërisë në listën e shteteve të huaja, qytetarët e të cilave disponojnë leje qëndrimi mund të hyjnë përmes pikave të kontrollit ajror.

Njoftimi i plotë:

Rifillimi i lëshimit të vizave ruse të të gjitha kategorive për qytetarët e Shqipërisë

Me Vendim të Qeverisë së Rusisë Nr. 2084-r, datë 28 korrik 2021, Shqipëria u shtua në listën e shteteve të huaja, qytetarët dhe personat e të cilëve kanë një leje qëndrimi apo një dokument tjetër që konfirmon të drejtën e qëndrimit të përhershëm në këto vende e të cilët mund të hyjnë në Federatën Ruse nga këto shtete përmes pikave të kontrollit ajror përmes kufirit shtetëror të Federatës Ruse.

Lidhur me sa më sipër, Dega Konsullore e Ambasadës Ruse rifillon praktikën e zakonshme të lëshimit të vizave të të gjitha kategorive për udhëtime në Rusi.

Tërheqim vëmendjen Tuaj se gjatë kalimit të kufirit shtetëror të Federatës Ruse shtetasit e huaj duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse që kryejnë kontroll sanitar dhe karantinues për mungesën e sëmundjes COVID-19 duke paraqitur dokumentin mjekësor (në gjuhën ruse dhe angleze), i cili konfirmon rezultatin negativ të studimi laboratorik të materialit për COVID-19 me metodën e reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), të kryer jo më herët se tre ditë kalendarike nga data e hyrjes në territorin e Federatës Ruse, si edhe të dokumenteve mjekësore që vërtetojnë zbulimin e antitrupave të imunoglobulinës G (IgG) (nëse janë zbuluar).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026

Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore

09:37 / September 15, 2026

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.