Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashim thaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të hënën është përmbyllur procesi i dytë gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, Thaçi u gjykua edhe për pengim të administrimit të drejtësi.

Në seancën e fundit të shqyrtimit gjyqësor, palët u përgjigjën në pyetjet e gjyqtarit, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe një herë kërkoi dënimin e të akuzuarve.

“Nuk ka pasur asnjëherë një çështje të tillë, një ish burrështetas që është në gjykim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkëpunon dhe jep udhëzime për të penguar zyrtarët për të ushtruar detyrat e tyre”, tha prokurori MattHalling.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi dhe Bashkim Smakajt në seancën e së hënës kanë kundërshtuar transkriptet e ZPS-së duke thënë që fajësia nuk mund të vërtetohet duke u bazuar në to.

“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë  që t’i marrë në pyetje ata“, tha Sophie Menegon-avokate mbrojtëse e Hashim Thaçit.

“Mund të quhen çfarëdo lloj dokumenti tjetër por nuk mund të quhen në asnjë mënyrë prova me vlerë provuese. Këto janë po aq provuese sa edhe transkriptet e Prokurorisë që përbën zëra apo emra të caktuar, apo shkrime se çfarë dëgjohet në incizim lidhur me tingujt jobverbal”, u shpreh Jonathan Elystan Rees-avokat mbrojtës i Bashkim Smakajt.

Edhe mbrojtja e Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kërkoi vendim lirues për ta, duke thënë që ata nuk kanë kryer asnjë prej veprave për të cilat ngarkohen.

Iain Edwards-avokat mbrojtës i Insi Kilajt: I vetmi verdikt në këtë rast, do të ishte verdikti i pafajësisë

David Young-avokat mbrojtës i Fadil Fazliut: Verdikti i saktë, i duhur, është ai i pafajësisë ndaj z. Fazliut, për të dy akuzat

Alexander Admiraal-avokat mbrojtës i Hajredin Kuçit: ZPS-ja i kushtoi vetëm katër paragrafë z. Kuçi. Në asnjë prej tyre nuk trajtohej asnjë fakt, asnjë dëshmitar i identifikuar që mund ta ketë kontaktuar, asnjë mesazh i identifikuar që mund ta ketë dërguar, asnjë shënim prej tij

Pas përmbylljes së procesit, gjyqtarit do të vendosë datën e shpalljes së aktgjykimit. Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi akuzohen se në bashkëkryerje kanë ndikuar te dëshmitarët e rastit për krime lufte, ku i akuzuar është vetë Thaçi, e për të cilin jepet vendimi të mërkurën.

Gjyqi hage pafajesi Prokuroria thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.