Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka miratuar masat e reja kundër COVID-19, bazuar në rritjen e rasteve me koronavirus.
Me vendimin e ri, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, festat familjare e të ngjashme, tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Duhet gjithashtu që të gjithë personat të jenë ta paisur me testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i largët se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR) pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
“Për shkak se në shtator fillon procesi mësimor, ne kemi parapare që masat të jenë deri më 10 shtator, por nëse situata epidemiologjike ka ndryshime, ne do të analizojmë masat ku do të përfshihen institucionet private dhe publike”, deklaroi Arben Vitia.
