Zvicra ka vendosur që të shpërblejë me 3000 franga të gjitha çiftet që lindin fëmijë. Kjo është iniciativa e pjesës italiane të Zvicrës. Kështu, duke filluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit.
“Duke pasur fëmijë, duhet të jetë një gëzim, jo një barrë”, është shprehur Paolo Beltraminelli, drejtor i shëndetit dhe mirëqenies së Ticino-s, përcjell albinfo.ch.
Në Ticino kishte më shumë vdekje, 3230, se sa lindje, 2774, në vitin 2017. Gjithashtu vitin e kaluar Ticino kishte lindshmërinë më të ulët në mesin e 26 kantoneve zvicerane: 7.8 lindje për 1,000 banorë.
Në krahasim, norma ishte 11.6 në Appenzell Inner Rodos, ndjekur nga afër nga kantonet Cyrih (11.4) dhe Gjenevë (11.1). Ticino bashkohet me nëntë kantone të tjera zvicerane që tashmë ofrojnë një bonus për njerëzit që kanë fëmijë. Në Luzern, Zvicrën Qendrore, Schëyz dhe Uri, si dhe në Fribourg, Jura dhe Neuchâtel – prindërit marrin CHF 1.000-CHF 1.500. Shkalla është deri në 3.000 franga në Gjenevë, Valais dhe Vaud. Sidoqoftë, në Zvicër ngelet shqetësim fakti se shpenzimet për fëmijët janë shumë të shtrenjta.