Një vatër zjarri është aktivizuar në aksin Durrës-Kavajë. Dosja.al shkruan se zjarri po ndihmohet nga era dhe se përhapja e tij po vijon me shpejtësi.
Dëshmitarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikësen për zjarrin, të cilët ende nuk kanë shkuar në vendngjarje. Ende nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit në këtë aks, ndërkohë që banorët e zonës me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë flakët.
