Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Kallëzim në polici, përgjegjësi të vihet para drejtësisë”, ministrja Margariti reagon për zjarrin tek “Sarajet”: Akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore

13:12 / August 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
margariri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Margariti shkruan se godina i përket shekullit të 19-të përsa i përket vlerave të saj arkitektonike dhe historike dhe në vitin 1973 u shpall monument kulture e kategorisë së parë.

Gjithashtu ajo mbështet nismën e Bashkisë së Tiranës për të bërë shpronësimin e Sarajeve dhe për kthimin e saj në një qendër kulturore publike.

Postimi i plotë i Elva Margaritit:

Dje në mbrëmje u gjend mes flakësh godina e shek. XIX, e njohur si “Sarajet”, në rrugën “Alqi Kondi”. Për vlerat e saj arkitektonike dhe historike, kjo ndërtesë u shpall në vitin 1973, monument kulture e kat. I   Që në orët e para të ditës së sotme nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë është bërë kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, me dyshimin se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme, për të zhvlerësuar godinën dhe tjetërsimin e funksionit të saj.

Kjo godinë, e cila ka kryer funksionin e Bibliotekës së parë Kombëtare ka qenë pronë e shtetit deri në vitin 2000, kur iu kthye ish-pronarëve të saj. Së fundmi Bashkia Tiranë kishte nisur procedurat e shpronësimit, për ta shndërruar në një institucion kulturor publik. Parë situatën e krijuar, godina do të shpronësohet me procedurë të përshpejtuar. Ministria e Kulturës jo vetëm dënon këtë akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore, por inkurajon organet e kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të vërë përgjegjësit para përgjegjësisë. Po ashtu, mbështet Bashkinë e Tiranës në nismën për ta shndërruar këtë godinë në një objekt kulturor, publik, duke ruajtur vlerat e saj unikale.

Falenderojmë për ndërhyrjen e menjëhershme punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim, që luftuan me flakët e zjarrit, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, Bashkisë së Tiranës, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, por edhe çdo qytetar të thjeshtë që ka kontriubuar në shuarjen e zjarrit e do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të paprecedentë.

margariti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.