Policia ka dhënë detaje për sherrin në Elbasan ku u raportua në media se u goditën dhe punonjës policie.
Mësohet se në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.
Njoftimi
Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rrinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje.
Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.
