Ministri Klosi u ndal ne Maliq, ku bashke me nxenes, perfaqesues te trupave diplomatike, punonjes te zonave te mbrojtura, bashkise Maliq, prefektures dhe strukturave te tjera te mjedisit nisen mbjelljet e mbi 800 mije pemeve geshtenje dhe arre, per krijimin e pyllit social te zones. Ministri Klosi tha se kjo eshte dita me e lumtur e jetes se tij, pasi ne dy ditet kulmore te fushates #krijoO2tend, 1-2 mars, nismes iu pergjigj e gjithe shoqeria. “Sot është data 2 mars, është dita qe ne e kemi cilesuar si dita e pemeve dhe së bashku me kaq shumë të rinj me përfaqësues të institucioneve të mjedisit dhe me prezencën e trupit diplomatik, mbjellim 800 mijë pemë duke realizuar detyrimin që ka karshi investimit që ka bërë në hidrocentralin e Devollit, duke i dhënë komunitetit ndihmesë shumë të madhe”, tha ministri Klosi. Ai theksoi se fushata krijoO2tend ka per qellim jo vetem gjelberimin e Shqiperise, por veçanerisht shtimin e te mirave qe vijne nga mbjellja e pemeve frutore, per komunitetin. Pra, të jenë pemë si këto që po mbjellim sot, arra dhe gështenja që do të prodhojnë për 3-4 vjet një ekonomi për njerëzit që do t’i mirëmbajnë.
Postime te ngjashme
Add A Comment