Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Policia e Lezhës vë në pranga 4 persona, qarkullonin në makinë me kokainë

11:22 / August 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POL 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete për ta shitur, kapen dhe vihen në pranga 5 presona. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, aparate celularë dhe një automjet.

Strukturat e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas që qarkullonin në një automjet kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur, kanë organizuar punën dhe në fshatin Tale, Lezhë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Altin Biçaku dhe pasagjerë shtetasit Fatmir Suti, Ervistjan Gjergji, Bongjov Korriku dhe Arsid Stojani është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celular.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bënë arrestimin në flagrancë shtetasve: Fatmir Suti, 29 vjeç, Ervistjan Gjergji 23 vjeç, Altin Biçaku, 29 vjeç, Bongjov Korriku 21 vjeç dhe Arsid Stojani 23 vjeç, të gjithë banues në Kurbin.

Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, pa probleme për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

makinë Policia e Lezhës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Tentoi të fuste me forcë në makinë një 39-vjeçare, pranga autorit në Elbasan

11:44 / April 8, 2026

Lëvizte me automatik në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

09:46 / March 25, 2026

Kishin fshehur 4.2 kg kanabis në makinë, pranga 2 personave në Muriqan

09:03 / March 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.