Një 60-vjeçar nga fshati Tudas i Korçës akuzohet se ka dhunuar me sende të forta një 30-vjeçare.
Në media po qarkullon videoja nga momenti i sherit ku duket se 60-vjeçari ka goditur 30-vjeçaren me zorrë uji.Po ashtu ai e ka shtyrë dhe kërcënuar disa herë.
“Mos e prek me dorë se të erdha dhe…”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici.
Momentet e dhunës kanë zgjatur disa sekonda teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Tudas të Korçës. Sot e dhunuara ka denoncuar rastin teksa ka Prokuroria është vënë menjëherë në lëvizje.
