Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Literatura për bibliotekat e shkollave/ Zgjidhen anëtarët e dy bordeve të rekomandimit. Ministrja bën njoftimin me rëndësi

15:48 / August 24, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6124f5e06076b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik.

Ministrja Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjetin social Facebook, ka informuar në lidhje me funksionin dhe rëndësinë e dy bordeve, përkatësisht bordit për literaturën artistike e shoqërore, si dhe bordit për literaturën shkencore dhe didaktike.

“Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin listën e titujve të librave shkencorë, metodikë, didaktikë dhe artistikë që i shërbejnë shkollave tona dhe veprimtarive jashtëshkollore për nxënësit”, shkruan Kushi.

Duke theksuar rëndësinë e librit tradicional, Ministrja Kushi shton se këto kohë leximi dhe libri tradicional janë në sfidë përballë zhvillimit të teknologjisë, tendencave dhe stilit të ri të jetesës.

“Prandaj është përgjegjësi e jona që ta kemi në vëmendje të veçantë pasurimin e bibliotekave me tituj dhe autorë të rinj në mënyrë që nxënësit të jenë miq të ngushtë të librit dhe vizitorë të rregullt të bibliotekave të shkollave”, shprehet ministrja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 32 vatra të raportuara, 6 mbeten aktive

11:05 / August 22, 2026

Lojërat Mesdhetare 2026, Gonxhja në Itali: Shqipëria me shumë sportistë, suksese për atletët tanë

09:11 / August 22, 2026

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.