Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Anita Likmeta, një nga 150 Unstoppable Women në inovacion në Itali

16:35 / August 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 08 26 at 11.42.33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anita Likmeta, sipërmarrëse italo-shqiptare, anëtare e Confindustria Italia dhe Assolombarda Itali si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali.

Startupitalia ka publikuar listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave është dhe 34- vjeçarja shqiptare.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të profesionisteve gra, si; artistë, krijues, sipërmarrës, menaxherë, themeleuese, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë.
Në artikullin e publikuar në Startupitalia, thuhet se këto gra të talentuara duhet të njihen dhe tu jepet zë.

Kliko këtu për linkun https://startupitalia.eu/160674-20210824-unstoppable-women-la-nuova-lista-2021-aspettiamo-le-vostre-segnalazioni

“Si çdo gusht këtu është lista jonë e Grave të Pandalshme! Për ata që ende nuk e dinë, Unstoppable Women është një projekt i lindur nga një listë prej 150 grave që duhet ndjekur në inovacion në Itali: themelues, menaxhere, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë. Gratë ndërmarrëse, kurajoze, të talentuara, por mbi të gjitha punëtore të palodhshme, të cilat besojmë se mund të jenë një shembull për t’u ndjekur për shumë e shumë të rinj”, shkruan Startupitalia.

Po kush është Anita Likmeta?

Likmeta ka lindur në Durrës dhe është larguar drejt Italisë në vitin ’97 në moshën 11 vjeçare.Anita ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia.

Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit si sipërmarrëse në sektorin dixhital të startup-eve në Itali (per shembull CreationDose dhe Coderblock).

Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri. Përmes analizave e shkrimeve të saj në Huffington post Italia, Anita ka ndarë opinionet e saj mbi probleme të ndryshme të shoqërisë dhe politikbërjes në Shqipëri.Anita Likmeta është ambasadore të programit për Diasporën Connect Albania të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM): program që i fton shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.