Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Denoncimi i PD: Nis ekzekutimi i gjobës së Becchettit, shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet e këtij regjimi

21:15 / August 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncon në faqen e saj të ‘facebook’ se ka nisur ekzekutimi i gjobës së biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Përmes një video-mesazhi në rrjet, Tabaku thekson se “Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij”.

Postimi i plotë:

Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro.

Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve.

Partia Demokratike ka kallëzuar në #SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje nuk mund të vijojë të marrë pluhur në sirtarët e drejtësisë.

Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.

Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.