Dikur ka qenë ministër i Komunikimit në Afganistan, por sot shtetasi afgan Seed Sadaat punon si korrier në Gjermani.
Ish-ministri afgan që u vendos në gjermani në shtator të viti të kaluar tregoi për Reuters, se në vendin e tij të origjinës është kritikuar shumë për punën e tij të re dhe kjo për shkak se ka shërbyer më parë për qeverinë afgane, detyrë të cilën e la në vitin 2018.
Ai u shpreh se tashmë për atë një punë edhe thjesht një punë dhe asgjë më shumë.
I veshur në uniformën e tij portokalli të punës dhe pranë biçikletës, 49-vjeçari tha se nuk ka përse të ndihët në faj për vendimet e tij.
“Unë shpresoj që edhe politikanë të tjerë të bëjnë po të njëjtën gjë, të ndjekin rrugën time për të punuar sesa të fshihen.”, tha ai.
Historia e tij u vu në fokus të mediave, pas kaosit që ka “shpërthyer” në vendin e tij nga marrja nën kontroll e talebanëve.
Tani familja dhe miqtë e tij duan gjithashtu të largohen nga vendi i prejardhjes së tyre dhe t’i bashkohen afganëve të tjerë të evakuuar drejt vendeve të sigurta.
Rruga që zgjodhi Sadaat, nuk ishte aspak e lehtë. Ai “luftoi” shumë kohë për të gjetur një punë që t’i përshtatej edhe përvojës së tij, por shanset e tij gjithnjë edhe pakësoheshin.
“Gjuha në çdo punë ishte shumë e rëndësishëm dhe unë nuk e dija”, tha ai.
Çdo ditë ai shkon në një shkollë ku mëson dhe praktikon gjuhën gjermane, ndërsa më pas i hipën biçikletës dhe fillon punë.
“Ditët e para ishin emocionuese, por të vështira,” tha ai, duke përshkruar sfidën e të mësuarit të biçikletës në trafikun e qytetit.
“Sa më shumë që dilni dhe sa më shumë shihni njerëz, aq më shumë mësoni,” shtoi ai.