Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Nuk do të presim SPAK…”, Rama i prerë me socialistët: PS s’do bëhet mburoja e askujt, në këtë pikë nuk ka kompromis!

19:51 / August 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë socialistët, që të bëjnë kujdes, pasi do të përballen me drejtësinë për çdo shkelje dhe abuzim me shërbimet publike.

Në takimin me deputetët e vjetër dhe të rinj, kreu i qeverisë iu drejtua të gjithëve, duke iu thënë ta ngulin mirë në kokë se ndërhyrjet në procese tenderash e vendimmarrje janë armiqësore me qëllimet e PS.

Sipas Ramës, kushdo që të abuzojë, do të përballet me ligjin, pasi PS nuk do të jetë mburoja e askujt që cenon qëllimet dhe emrin e partisë për qëllimet e veta.

“Duhet ta ngulni mirë në kokë se ndërhyrjet për të ndikuar në procese tenderash e vendimmarrje, janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin. Janë të papajtueshme, janë të neveritshme, janë tradhtia më e madhe. Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, gjithë anëtarësinë e PS, por edhe për ata që na kanë zgjedhur ose jo, si dikush që e ka në ballë logon e PS, ekspozohet nga organet e drejtësisë si ndikues apo përfitues i të mirave publike, faji është i tiji, por turpi është i të gjithëve ne, nëse nuk e vendosim të qartë e të drejtë vijën e kuqe. Kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha, as mburoja e askujt që cenon qëllimet dhe emrin e PS, me qëllimet e veta. Kjo parti nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi flamurin e saj të vlerave dhe parimeve, por mban përgjegjësi si reagon ndaj individit në fjalë, duke u distancuar nga veprimet e tij, por edhe prej tij vetë, kur në mes hyn drejtësia.

Me sa kemi parë, nuk duket se PD ka nxjerrë ndonjë mësim nga humbja e pestë radhazi. I njëjti avaz duket se do të vazhdojë drejt humbjes së gjashtë e të shtatë radhazi. Akuzat dhe denoncimet ndaj kujtdo prej nesh nuk do të reshtin, por ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo akuze publike, jo për të reaguar me të njëjtën monedhë, as për të rënë pre e vorbullës, por duhet të jemi të vëmendshëm për të verifikuar gjithçka që ata do të thonë. Në këtë pikë, nuk do të ketë asnjë kompromis, për askënd dhe për asnjë arsye, sepse çdo kompromis do të thotë që në duart tona të përgatisim disfatën e mandatit të tretë. Mandati i tretë duhet të jetë një fazë kohore përcaktuese e zhvillimit të vendit, ku spastrimi i organeve të drejtësisë, duhet të shoqërohet me një ofensivë frontale të kësaj shumice qeverisëse ndaj korrupsionit në çdo nivel të administratës.

Nuk do të presim SPAK, do të jemi kërkues, hulumtues, grumbullues faktesh e provash, duke i veshur një armaturë edhe me ligj të veçantë platformës së bashkëqeverisjes, si dhe duke e mbyllur në një kohë të shpejtë rrethin e shërbimeve digjitale për publikun. Ne do të nxjerrim së shpejti elektronikisht, në kohë reale, të gjitha pikat ku ngecin, bllokohen, pengohen shërbimet e shtetit. Në këtë drejtim do të jetë me rëndësi të veçantë angazhimi i deputetëve me komunitetet e tyre, si dhe përfshirja më e madhe e komunitetit dhe i vet partisë”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.