Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje, 3 të arrestuar! Grabitën 2 biznese dhe 4 banese

09:37 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lushnje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

3 persona janë arrestuar si autorët të disa vjedhjeve në Lushnje duke bërë kërdinë në banesat e qytetarëve, por sulmit të tyre nuk i kanë shpëtuar as bizneset. Në pranga ranë Niko Zaimi, 36 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç, të tre banues në Fier.

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm ata kanë grabitur 2 bizneset dhe një banesë. Konkretisht në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur dy biznese në pronësi të D. Sh. dhe biznesin në pronësi të A. S., ndërsa në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e N. K.

Për kapjen e tyre u zhvillua operacioni i koduar “Trio”, ndërsa ata janë autor e të paktën edhe 3 banesave të tjera në Lushnje gjatë muajve maj-gusht duke marrë sende me vlerë, para por edhe orendi shtëpiake.

Në datën 11.05.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit J. P., në datë 10.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. E., dhe në datë 12.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit A. H.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, pajisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

lushnje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.