Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Publikohen shifrat e INSTAT: Pandemia koronavirusit shkurtoi jetën e shqiptarëve

17:11 / August 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit 2020, jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri ra ndjeshëm, veçanërisht për burrat, të cilët janë goditur më shumë se sa gratë nga pandemia e koronavirusit.

Kjo ishte hera e parë në shumë kohë kur jetëgjatësia pëson rënie. Jetëgjatësia e shqiptarëve pësoi një rënie dramatike gjatë vitit të kaluar, besohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke fshirë një dekadë përmirësime, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

SHIFRAT

Sipas INSTAT , jetëgjatësia e pritshme në lindje në vitin 2020 ra në 75.2 vjet për burrat, ose 2.4 vjet më pak se sa në vitin 2019. Jetëgjatësia në pritje për gratë ra në 79.6 vjet, një vit më pak se sa më 2019.

Këto janë shifrat më të ulëta të këtij treguesi në një dekadë.

Jetëgjatësia e pritshme në lindje është treguesi që mat se sa mund të jetojë një foshnjë që lind sot në rast se kushtet e përgjithshme të jetesës nuk ndryshojnë. Ky është një tregues indirekt i ecurisë së përgjithshme të zhvillimit njerëzor të një vendi, përfshirë ekonominë, zhvillimin e shërbimeve shëndetësore, zhvillimin shoqëror apo shkencor. Përgjatë shekullit të fundit në Shqipëri dhe në të gjithë botën jetëgjatësia është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.

Në vitin 2011, jetëgjatësia për burrat ishte 75.1 vjeç ndërsa për gratë, 79.7 vjeç.

Pandemia e koronavirusit filloi në pranverën e vitit 2020. Ministria e Shëndetësisë thotë se deri më 31 dhjetor 2020, nga COVID-19 vdiqën 1181 shqiptarë. Rreth dy të tretat e të vdekurve janë meshkuj dhe një e treta femra, gjë që duket se shpjegon edhe faktin se pse jetëgjatësia e pritshme në lindje ra në mënyrë drastike për burrat por jo në të njëjtën masë për gratë. /BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

“Shqetësues fakti që zjarret janë shkaktuar nga dora e njeriut”, Ipeshkvi i Rrëshenit thirrje qytetarëve: Po rrezikohen jetë

19:03 / August 21, 2026

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”/ I dyshuari për vrasjen e portugezit mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, familjarët e presin jashtë

15:28 / August 21, 2026

Gruaja më e vjetër në Shqipëri mbush 117 vjeç

15:17 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.