Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Plagosja e Edison Begajt, policia shpall në kërkim autorin (Emri)

08:41 / August 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka zbardhur plagosjen e Edison Begajt, më 29 maj në Kaninë të Vlorës. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Bëhet fjalë për Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur.

41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë. Edison Begaj është emër i njohur për drejtësinë. Dy javë pas atentatit ai u arrestua, ndërsa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Ndërkohë, pak ditë më vonë ai u la i lirë nga Gjykata e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Zbardhet tentativa e vrasjes së 41-vjeçarit, e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.05.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Kaninë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:

•Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Protesta vijon/ Bojkot në universitete dhe gjimnaze, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

11:46 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026

Bojkot mësimit në gjimnazin “Partizani”, nxënësit i bashkohen revoltës studentore

10:47 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.