Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 48-vjeçare, e identifikuar si Shqiponja Mbërsi ka rënë nga ballkoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Trupi i pajetë i saj është dërguar në morgun e Beratit dhe pritet që ti nënshtrohet autopsisë.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 48 vjeçares. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
