Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Lëvizte me armë e pranga në zonën e plazhit në Durrës, policia arreston 20-vjeçarin

09:56 / August 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3afb991a 0821 4646 8ec0 f90d52fac5f5 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në zonën e bregdetit në Durrës, ku kanë gjetur dhe 20-vjeçarin Kejvin Gjegja.

Gjatë kontrolleve, të riut i janë gjetur 1 pistoletë dhe 2 pranga si ato të policisë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete.

Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 palë pranga si ato të Policisë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në zona bregdetare, gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasin Kejvin Gjegja.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Kejvin Gjegja, 20 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës

19:01 / August 20, 2026

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

17:59 / August 20, 2026

“Bilanc lufte” te Trauma: Çdo ditë, 250 persona përfundojnë spital

16:19 / August 20, 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.