Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës; Bashkia Tiranë mban premtimin, Veliaj: “Sot po bëjmë një revolucion”

14:20 / August 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 90160e22df54ee1005ba39e0d73db07b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Veliaj së bashku me CEO-n e Bankës Kombëtare Tregtare, Seyhan Pencabligil inspektuan çerdhen e parë të hapur në një biznes privat për t’ju ardhur në ndihmë prindërve që punojnë aty. Realizimin e këtij projekti, Veliaj e cilësoi si një revolucion social në Tiranë.

“Sot realisht po bëjmë një revolucion sepse do rritet një kulturë e re e korporatave, do piqemi si komb edhe si qytet edhe kemi dhënë një shembull jo vetëm në Shqipëri, po mesa di unë është edhe shembulli i vetëm në Ballkan në këtë nivel. Ky është një investim, sepse me gjasë produktiviteti i stafit, sidomos në një institucion ku 75% janë gra e vajza, rritet duke shmangur trafikun në mëngjes dhe rehatia njerëzore e dikujt që punon në katin e dytë dhe të tretë, kur fëmijët kanë ndoshta kopshtin dhe çerdhen më të bukur sot në Tiranë nuk ka të paguar”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tani ka dy sfida, një për kompanitë e tjera të mëdha dhe një për punonjësit në këto kompani.

“Ftesa është për 499 të tjerët, nga 500 kompanitë kryesore në Tiranë, që ta pranojnë këtë sfidë. Nuk është shkencë raketash, do vetëm vullnet. Banka kishte vullnet e bëri, po të ketë vullnet ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, nuk është fitimi gjithçka. Sfida tjetër është për stafet që punojnë në bankat e tjera, që punojnë në kompani celulare, që punojnë në call-center, që punojnë në ndërmarrje me shumë punëtorë, të fillojnë të të thonë në kompaninë e tyre: ‘Përderisa një bankë e bëri mund ta bësh edhe ti’”, sqaroi më tej Veliaj.

Ndërsa CEO i BKT-së, Seyhan Pencabligil falenderoi Bashkinë Tiranë për bashkëpunimin. “Ndërtimi i çerdhes ishte ide e 5 viteve më parë por sot kemi hapësirën dhe mundësinë falë bashkëpunimit me bashkinë. Uroj që t’i vlejë fëmijëve por edhe nënave që të vazhdojnë të kenë edhe karrierën edhe fëmijët”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Përgjithshme Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës, Zhanea Beqiri bëri me dije çerdhja është dizenjuar për 30 fëmijë dhe shërbimi e gjithçka tjetër do të jetë ashtu siç funksionon në çerdhet e tjera në Tiranë: “Do jetë e njëjta kurrikul, i njëjti aktivitet ditor, e njëjta menu dhe bashkia e Tiranës del garant i ofrimit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimit”.

Në Qershor të vitit 2019, Bashkia Tiranë prezantoi projektin për hapjen e çerdheve dhe kopshteve pranë kompanive të mëdha, veprim ky që do t’u vinte në ndihmë nënave të reja, që duan të punojnë dhe njëkohësisht të kenë fëmijët e tyre afër. Ndërsa sot ky projekt u bë realitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.