Një video epike e cila është bërë virale në rrjetet sociale tregon se jo të gjithë janë të prerë për të qenë zjarrëfikës.
Në pamjet e publikuara nga mediat britanike, shihet momenti kur pranë një makine që kishte marrë flakë afrohet një zjarrëfikës me zorrën e ujit dhe në momentin që hapet uji ai nuk arrin të kontrollojë presionin e ujit dhe rrëzohet në tokë.
Ai tenton të ringrihet për të shaur zjarrin po ju desh ndihma e dy kolegëve për të përfunduar me sukses misionin.
