Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akuzohet ai autor i tre vjedhjeve në Burrel, në pranga 33-vjeçari

09:06 / September 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33-vjeçar me dy emra është arrestuar nga policia e Matit pasi akuzohet si autor i tre vjedhjeve në qytetin e Burrelit vitin e kaluar.

Në lidhje me këtë vepër penale policia i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

“Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje” Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Burrelit.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.

Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.

Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.

Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një her”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës

19:01 / August 20, 2026

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

17:59 / August 20, 2026

“Bilanc lufte” te Trauma: Çdo ditë, 250 persona përfundojnë spital

16:19 / August 20, 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.