Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare bëri të ditur se Taulant Balla nuk do të jetë më Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe vendin e tij do ta zërë Damian Gjiknuri.
Mirëpo çfarë posti të ri i caktoi Rama, Taulant Ballës në këtë mandat të tretë qeverisës?
Balla edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit rezultoi një ndër kandidatët më të votuar, do të mbajë vetëm postin e kreut të Grupit Parlamentar.
Gjithashtu do të jetë edhe drejtues politik i qarkut të Fierit.
