Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ishte vetëm 7 vota larg zgjedhjes në Kryesinë e re të Partisë Socialiste duke mos arritur që të fitojë.
Në një postim në Facebook, ai thotë se nuk bëri asnjë përpjekje për të lobuar, pasi nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat dhe se një gjë të tillë e mori vesh vetëm kur kryeministri Edi Rama lexoi emrin e tij.
