Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I riu tregon situatën e rëndë, nuk lidhet dot me nënën në Infektiv: Ishte vaksinuar, kam të shtruar edhe vëllain…

11:34 / September 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6131e1b52da43
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në oborrin e spitalit Infektiv janë rikthyer pamjet e dhimbshme të familjarëve që presin në radhë për të ditur mbi shëndetin e të afërmve të tyre të shtruar. Në një intervistë për Fax News, disa prej familjarëve shprehen se nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me të afërmit e tyre, dhe janë mjekët ata që në shumicën e herëve i informojnë për gjendjen.

Në mesin e të shtruarve është dhe një 25-vjeçar së bashku me nënën e tij, e cila ishte vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kineze Sinovac. Djali tjetër i familjes tregon se i riu nuk ka qenë i vaksinuar, ndërsa nëna e tij ka qendruar për 10 ditë me simptoma në banesë.

I riu tregoi se edhe pse gjenden të dy të shtruar në infektiv, i vëllai nuk ka mundësi që të takohet me nënën e tij, pasi ka shumë marrje mendsh, dhe mjekët nuk e lejojnë që të lëvizë në pavion.

“Kam të shtruar mamin dhe vëllain, vëllai është mirë, nëna është pak më rëndë pasi ka probleme të tjera shëndetësore si trashje gjaku dhe tensioni. Me mamanë nuk kam folur, doktoresha ka thënë që gjendja do të përmirësohet. Me vëllain kemi komunikuar, vëllai nuk ishte i vaksinuar, mamaja ishte, mesa di ishte vaksinuar me kinezen.

Ajo ishte keq prej 10 ditësh në shtëpi, mori disa gjilpëra, që sipas mjekëve këtu na thanë që e bënë më keq, ne vijmë nga Fieri. Mjekët na thanë se ilaçet e kanë përkeqësuar, dhe nuk duhet ta kishim mbajtur 10 ditë në shtëpi. Kemi 4 ditë që nuk kemi folur dot me mamanë, nuk ka telefon. Kanë marrë vetëm dy herë mjekët që na kanë folur për gjendjen.

Vëllai ka shumë marramendje, dhe nuk lejohet që të lëvizet, vëllai është 25 vjeç, ndërsa nëna 65 vjeç”, u shpreh i riu nga Fieri. Ndërkohë që edhe një e re tregon se ka të shtruar në spital vjehrrin e saj, i cili po ashtu ka qenë i vaksinuar me dy doza të vaksinës kineze.

“Kam vjehrrin të shtruar, deri tani mirë duket, e kemi sjellë mbrëmë. Po ka qenë i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës Sinovac, në mëngjes ka qenë mjekja që më ka folur për gjendjen. Tha që ishin rritur parametrat e oksigjenit, presim tani si do të dalin rezultatet e skanerit. I ra goxha oksigjeni në momentin kur e mbanim në shtëpi. Jo ka celularin dhe mund të komunikojmë në çdo kohë”.

Numri i personave të shtruar në spitalin Infektiv ka shkuar në 103, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia në kërkim të pronarit të lokalit dhe një tjetër personi

13:50 / August 20, 2026

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

13:30 / August 20, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.