Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A do ta pranonte postin e ministres? Ja si përgjigjet Luljeta Bozo

11:11 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6135d93838912
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo e pyetur nëse do të pranonte një post ministror në qeverinë e Ramës, shprehet se do ta refuzonte.

“Edhe sikur të më thoshin s’do pranoja asnjë post ministri. Posti i ministrit është me shumë përgjegjësi konkrete me njerëzit, deputetët e kanë në një plan më të gjerë përgjegjësinë, do forcë, do energji fizike. Unë nuk mund të qëndroj në dikastere që kërkojnë kaq shumë energji”, thotë deputetja e zgjedhur e PS.

Edhe pse qëndrimet e saj për kohën e komunizmit sollën një reagim të madh në publik, Bozo shprehet se nuk ka ndryshuar qëndrim duke përdorur këto argumente.

“Nuk ka sistem që i ka të gjitha gjërat e mira. Ai sistem, e kam thënë dhe nuk heq dorë, ka disa arritje të cilat shumë rrallë ose shumë vështirë mund t’i bëjë një vend si Shqipëria me një ekonomi të shkatërruar nga lufta. Gjithë Shqipëria bregdetare ishte kënete, e gjeti Shqipërinë me një ekonomi as agrare, me 98 për qind analfabetë. Në 1960, çdo 3 shqiptarë 1 ishte në shkollë, i dha një vrull shumë të madh zhvillimit të arsimit që krijon trurin. Bëri elektrifikimin, bëri vepra hidroenergjetike, bëri sistemin e vaditjes shumë modern. Kishte anë negative, që janë mbyllja hermetike, e dyta ishte lufta pa mend e klasave, gabimi i tretë ishte lufta në ekonomi; kur i morën fshatarit çdo gjë, kjo ishte katastrofa”, shpjegon znj. Bozo për EuroNews.

Është tip sportiv dhe me të njëjtin sportivitet pret edhe memet që bëhen për të në rrjetet sociale. Ndërsa për autorët e tyre ka këtë mesazh.

“I kam thënë të gjithëve; u thoni atyre që shkruajnë nëse kanë gjë me Luljetën, telefonin e kanë, e-mail e kanë, takohemi dhe të m’i thonë në sy ato që kanë”, shprehet 79-vjeçarja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.