Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Edmond Arizaj / Fred Çako duhet frenuar

18:53 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Edmond Arizaj

Fred Çako mund të jetë i çmendur. Por mund të jetë duke marrë famë e duke shitur librat e tij me konspiracione. Mund të jetë duke krijuar kishën e tij shqiptare të çakizmit. Por mund të jetë duke u përpjekur të hyjë në histori si profet. Asgjë nga këto nuk është e jashtëligjshme deri më sot. Moralin e lëmë mënjanë. S’ka ligj që ndalon çmendurinë, e as ligj që ndalon profetizimin…Pra Çako mund t’ja fusi pordhës sa të dojë, lidhur me parashikimet e tij apokaliptike. Pooooor:
1) Unë rastisa e dëgjova diku pak para se të shkonte ora 18.00 në një TV kombëtar, teksa bënte thirrje për mosvaksinim dhe paralajmëronte vdekje të njerëzve nëse vaksinohen!!!

  1. Unë e dëgjova teksa i drejtohej indirekt mjekut Ilir Alimehmeti i pranishëm nëpërmjet skype, “nëse është burrë…” dhe në vazhdim “mjekët nuk flasin se u heqin bluzat e bardha”.
  2. Unë e dëgjova në ato pesë minuta, teksa bënte thirrje, frikësonte, panikoste, kërcënonte, vinte baste për numrin e të vdekurve dhe arkivolëve deri në Prillin e ardhshëm (dhe drejtuesja e emisionit që ishte gati të pranonte bastin, a thua do turpërohej Çako po mos t’i dalë fjala, e sikur po flisnin për kumbulla e jo për të vdekur!!!)
    Pyetja ime është e thjeshtë: A ka njeri, organ ligjor, kod etikë që mund ta ndalë këtë njeri dhe zezonat që ndjell, pa asnjë fakt, pa asnjë burim, pa asnjë studim? Si gjithë “profetët” e Botës ai mund të ketë dritaret e tij në rrjete sociale, dhe rrallë ndonjë dalje tip Çani. Daljet e tij dhe ftesat e papushimta në media kombëtare e bëjnë qesharake “të drejtën e fjalës” dhe përpara të drejtës së shikueshmërisë e klikimeve, interesi i publikut duket po aq qesharak kur përmendet rëndom.
    Pyes sërish: Mjekun e respektuar (për mua) kush e mbron? Sepse ai pati një sulm verbal krejt të pavend, që më pas nis e përhapet nga “dishepujt” e Çakos në rrjetet sociale.
    Pyes në fund, më shumë veten: Nuk e kuptojnë këta që bëjnë emisione interesante me profetë, që vala e budallallëkut mund t’i marrë edhe ata para si pa kuptuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.