Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Konfirmohet mungesa e Abrashit: Nga Bajrami te Cikalleshi, ja situata me lojtarët e dëmtuar të Kombëtares

23:58 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abrashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të hënë një seancë stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj San Marinos.

Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në ndeshjen ndaj Hungarisë u stërvitën të diferencuar për shkak të lodhjes fizike.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa lojtarë që kanë probleme fizike pas duelit me Hungarinë i janë nënshtruar testeve dhe pritet përgjigja e stafit mjekësor për të parë nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj San Marinos.

Për Sokol Cikalleshin, i cili nuk u aktivizua ndaj hungarezëve për shkak të një dëmtimi në gju, do të vendoset nesër në mëngjes nëse do të mund të luajë ndaj San Marinos ose jo. Sulmuesi ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Dëmtime të vogla kanë pësuar edhe Lorenc Trashi, Nedim Bajrami e Bekim Balaj, por që të tre parashikohet të jenë gati për lojë sipas stafit mjekësor kuqezi.

Amir Abrashi do të mungojë ndaj San Marinos për shkak se ka pësuar një tërheqje dhe ka nevojë për një pushim për t’u rikuperuar. Në sfidën e të mërkurës do të mungojë edhe mesfushori Klaus Gjasula, i skualifikuar pas kartonit të marrë ndaj Hungarisë.

lojtaret situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.