Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Qëlloi me armë për të vrarë kolegun e tij, dënohet me burg reperi i njohur shqiptar

11:39 / September 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61372cec981fd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi Ardian Xhaferi i njohur si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën se më 2012 e kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin.Vendimi është dhënë nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Paraprakisht, Xhaferi e pranoi fajësinë për akuzat që i ngrihen ndaj tij.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Uka, i akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Uka, e më pas u aprovua nga gjykatësi Islam Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës, në lagjen “Dardania I”, rruga IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmani. Aty thuhet se Xhaferi me revolen e tij ka shtënë në drejtim të Osmanit, por nuk ka arritur ta godasë, për çka vepra penale mbetet në tentativë, e më pas arratiset nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026

Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e fëmijës: Na është mbushur jeta!

18:18 / August 18, 2026

Mbahet gjyqi për vrasjen e Tupac, 30 vjet pas atentatit në Las Vegas

10:48 / August 18, 2026

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

10:07 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.