Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër, ku u raportua për dy vëllezër që kishin mbetur të plagosur.
Rezulton se autori Xhevahir Fikaj ka blerë një tokë një personi dhe e ka me dokumenta, raporton BW.
Ndërkohë vëllezërit Gruda pretendojnë se kjo tokë është e tyre dhe jo e personit që ia ka shitur Fikajt.
Për këtë arsye janë takuar për t’u sqaruar, por takimi ka rezultuar në konflikt e më pas në plagosje me sende të forta e pistoletë ku të dëmtuar dolën vëllezërit Lad e Ilir Gruda.
