Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti slloven Borut Pahor vizitë zyrtare në Shqipëri

10:33 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borut pahor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti slloven, Borut Pahor nis sot (4 mars) një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut të tij Ilir Meta.

Pahor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferenca e përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryeministri, Edi Rama.

Gjithashtu Presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidenti Pahor, do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe do të vizitojë të martën qytetin dhe kalanë e Krujës.

PROGRAMI

Programi i vizitës së Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor në Shqipëri, me ftesë të Presidentit Meta

Në ora 16:00, Presidenti Pahor do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit. Vizita do të vijojë me një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy Presidentëve në sallën “Skënderbeu” të Institucionit të kreut të shtetit shqiptar.

Në orën 17.45 të së hënës Presidenti Pahor do të pritet nga Kryeministri Edi Rama,

Në orën 18.30 do të mbahet takimi me kryetarin e Opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Hotelin MAK Albania.

Më datë 5 mars 2019, Presidenti Pahor do të pritet në takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Në orën 9.15, do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në orën 11:00 Presidenti Pahor do të vizitojë qytetin dhe kalanë e Krujës.

Borut Pahor Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove” si reflektim, Rama: Ka përfunduar epoka e mungesave, ka nisur koha e pritshmërive

12:54 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove”, Rama prezanton dy dokumente strategjike për mandatin e katërt të PS-së

12:46 / July 24, 2026

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.