Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Nuk është bukur të jesh i famshëm, më besoni”, Cristiano Ronaldon rrëfen anën tjetër të medaljes

17:50 / September 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ronaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cristiano Ronaldo është ndër njerëzit më të famshëm në botë. Plot 340 milionë ndjekës në Instagram, 94.1 milionë në Twitter dhe 149 milionë në Facebook numëron ylli portugez që mban fronin e personit më të ndjekur në rrjetet sociale. E me këto shifra është e vështirë që dikush të zëjë vendin e tij, të paktën për momentin. Popullariteti që ai gëzon është thjesht i paparë dhe shumë njerëz do donin të ishin në vendin e CR7, përveç atij.

Ndonëse mund të duket si dikush që pëlqen famën dhe të qenurit në qendër të vëmendjes, e vërteta është totalisht ndryshe. Në një intervistë të fundit të dhënë për Pierce Morgar, Ronaldo ka rrëfyer anën tjetër të medaljes së një personazhi publik të këtyre përmasave.

“Është shumë e mërzitshme të jesh “Unë”. Gjithçka është shumë e bukur kur fillon fama, më pas, me kalimin e viteve i sheh gjërat ndryshe. Mund të kesh një të dashur, familje apo fëmijë, pra kërkon pak intimitet, por nuk e ke më,” – thotë Ronaldo në këtë intervistë.

Aq i mërzitur duket Ronaldo nga mungesa e privatësisë saqë tha se do paguante vetëm për pak privatësi. Më tej shtoi se të jesh i famshëm nuk është bukur. Ronaldo tha se nuk ka shkuar asnjëherë në park me fëmijët apo në lokal me miqtë sepse shumë njerë, do i kërkonin menjëherë foto. Ai tha se ndihet si në kafaz por shtoi se është vonë për ta ndryshuar këtë tani.

“Po të kisha mundësi do të paguaja për pak privatësi. E di që njerëzit mendojnë se kam para, kam makina e gjëra si këto, por këto nuk janë gjithçka. Më beso, të jesh shumë i famshëm nuk është bukur. A e dini sa herë kam shkuar në park me fëmijët? Zero. Nëse shkoj atje patjetër vinë shumë njerëz. Nuk mund të shkojë në lokal me miqt e mi sepse nuk do të ndihen mirë me mua. Ndihem sikur jam në një kafaz, por është shumë vonë për ta ndryshuar këtë situatë,” – përfundoi portugezit.

Cristiano Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.