Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu është parë teksa dilte ditën e sotme nga godina ku ka zyrën ish-kryeministri Sali Berisha.
Një ditë pasi Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Fevziu mendohet ka shkuar për të takuar politikanin, por ende nuk ka një konfirmim të takimit mes tyre.
Ndërkohë që dje, Berisha ishte në një lidhje direkte për emisionin e tij “Opinion” ku edhe dha komentet e para pas përjashtimit.
