Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Statuti i PD-së i jep fuqi Bashës të përjashtojë çdo anëtar pa pyetur strukturat, ja ku mund të ankohet Berisha

20:35 / September 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha deklaroi se vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar është në kundërshtim me statutin e PD-së.

Sipas Berishës nuk ka asnjë nen në statut që parashikon përjashtimin e deputetit për shkak të shpalljes non grata nga SHBA dhe se për përjashtimin e tij nga partia duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD.

Po çfarë parashikon statuti i PD për rastet e përjashtimit nga partia? Statuti i PD nuk ka ndonjë pikë të veçantë për përjashtimin e deputetit nga grupi parlamentar, por parashikon rastet dhe rrethanat e përjashtimit të anëtarit nga partia, qofshin këta deputetë apo kryebashkiakë.

Statuti i Partisë Demokratike jep fuqi Lulzim Bashës, që në raste urgjente, të pezullojë apo përjashtojë nga partia çdo anëtar të saj, pa mbledhur strukturat e PD-së. Pas njoftimit të vendimit emergjent nga Basha, më pas masa disiplinore hidhet në votim në organet e larta të PD.

Pika 5 e nenit 27 të statutit të PD-së, parashikon:

“Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm”.

Po për çfarë arsyesh mund të përjashtohet nga partia një anëtar i saj, qoftë edhe Sali Berisha? Statuti i PD, në nenin 27 pika 1, parashikon përjashtimin e anëtarit, pavarësisht pozitës së tij, kur thyen disiplinë e brendshme dhe ndërmerr veprime që dëmtojnë interesat politike të partisë. Në rastin konkret, Sali Berisha nuk ka kthyer disiplinën e brendshme në PD, por refuzimi i tij për t’u larguar nga PD-ja, pas shpalljes non grata nga SHBA, mund të çonte PD drejt ndëshkimit me sanksione ndërkombëtare.

Ndërkaq, në rastet kur kryetari i PD ushtron të drejtën e ndërhyrjes duke përjashtuar një anëtarë, ky vendim duhet të shqyrtohet më pas nga Kryesia e PD-së, e cila vendos për miratimin ose rrëzimin e vendimit. Nëse kryesia e PD miraton pezullimin ose përjashtimin e një anëtari, në rastin konkret të Berishës, ky i fundit ka të drejtë të ankohet në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Po si reflektohet grupi parlamentar në Kuvend?

Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur. Sali Berisha deklaroi sot do të jetë pjesë e grupit të PD, duke sfiduar vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi i PD.

Me këtë qëndrim, Berisha paralajmëroi se do të deklarojë me shkrim për t’u bërë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkaq, rregulloja e Kuvendit nuk parashikon rastet e përjashtimit të një deputeti nga grupi parlamentar, pasi vendime të tilla janë politike dhe u takojnë subjekteve zgjedhore që përfaqësohen në Kuvend.

Ky duket se do të jetë precedenti i parë kur një deputet e largojnë nga grupi, por ai refuzon vendimin e largimit, duke deklaruar përkatësinë e grupit parlamentar nga i cili e kanë përjashtuar.(Shqiptarja.com)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.