Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nga Byroja te komisionet parlamentare, ja vendimet që pritet të marrë sot Kuvendi

10:23 / September 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d6ef1600 2595 414e a7ea 0435b8584cd8 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasditen e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, ku do të zgjidhen organet e përhershme të këtij institucioni. Seanca është thirrur nga kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa është parashikuar që të nisë në orën 17:00.

Mësohet se në rend të ditës që pritet të miratohet është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.

Po ashtu në tjetër pikë me rëndësi e axhendës së diskutimeve është caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit, ku PS dhe PD-ja do të japin propozimet e tyre. Në rend dite është caktuar edhe miratimi dhe ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare siç janë propozuar nga partitë e tyre.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”. (Neni 8 i Rregullores)
4. Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20-22 të Rregullores)
5. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores)
6. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 i Rregullores)

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të plagosur

16:21 / August 19, 2026

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të lënduar

16:04 / August 19, 2026

Ekspertiza zbardh dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës: Makina lëvizte me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkooli

16:00 / August 19, 2026

Vrasja e turistit në Ksamil, ministri Lamallari: “Policia do të reagojë ndaj atyre që sfidojnë ligjin”

12:53 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.