Ish-anëtar i Kryesisë së PD Çlirim Gjata, u shpreh se përplasja mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrit, Sali Berisha, mund të çojë deri në shpërbërjen e kësaj force politike.
Gjata tha se primare aktualisht është se si mund të ndalet kjo që po ndodh me Partinë Demokratike.
“Lufta brenda PD duhet të ndalojë. Sepse mund të ndodhë se edhe nëse administrata aktuale amerikane mund të mbështesë 100 % në zgjedhjet e ardhshme Partinë Demokratike, pyetja që shtrohet është: a do të kemi ne PD atëherë? Ndaj dhe si Basha edhe Berisha duhet të gjejnë mënyrën se si të ndalet kjo.
Vendimi i Bashës ishte i gabuar, kreu i PD duhej të kalonte çështjen në votim në forumet e partisë. Të votohej në mënyrë të fshehtë, nëse votohej pro largimit, atëherë Berisha do të largohej, nëse jo ky ishte vendimi i forumeve të PD”, tha Gjata në një intervistë televizive.
