Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri prezanton Blendi Klosin si Drejtues Politik në Qarkun e Lezhës

17:04 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lezha 26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisi sot turi i takimeve prezantuese të drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimeve të marra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
 
Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, e nisi turin me Lezhën, ku u bë kalimi i stafetës së drejtimit të këtij qarku nga Lindita Nikolla tek Blendi Klosi.
Gjiknuri, duke shprehur konsideratën për punën e bërë nga znj. Lindita Nikolla në këto vite si drejtuese e Qarkut Lezhë, tha se është një vlerë e shtuar që Kryetarja e Kuvendit zgjidhet nga kjo zonë.
“Ta shfrytezojmë këtë rast për t’i uruar suksese koleges, znj. Lindita Nikolla, e cila do t’ju përfaqësojë denjësisht. Ky është edhe një mesazh mbështetës që Lezha përfaqësohet nga një zonjë si Lindita, vlerë e shtuar për këtë qark”, u shpreh Gjiknuri.
 
Lindita Nikolla në fjalën e saj shprehu mirënjohjen për gjithë punën e bërë nga strukturat e Partisë Socialiste për arritjen e objektivit në zgjedhjet e vitit 2021, duke theksuar se kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë edhe me drejtuesit e rinj.
 
Nikolla u shpreh se Lezha do të vijojë punën për arritjen e të tjera rezultateve pozitive, në sfidat politike të radhës.
 
“Ishin zgjedhje të vështira, dua t’ju falenderoj të gjithëve për punën dhe falë kësaj pune, ne arritëm që të përmbushim objektivin, që na ishte caktuar. Mirënjohje të gjithë kryetarëve të bashkisë dhe të partisë, edhe pse të gjithë kanë bërë refleksionet e tyre, se ku çaloi puna dhe çfarë duhet të përmiresojmë për zgjedhjet e ardhshme.
Dua ti uroj suksese në detyrën e re Klosit dhe Damianit, vijnë nga qarqe me rezultate të shkëlqyera dhe kjo, jam e bindur që do t’i japi një impuls të ri punës në këtë zonë”, mbylli Nikolla fjalën e saj.
 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

10:50 / September 17, 2026

Presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

10:09 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.