Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja kur do ta marrin detyrën ministrat e rinj

15:11 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
49184575 10156340998241523 7016696936287698944 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas Asamblesë ku ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, Kryeministri Rama ende nuk ia kishte dërguar për dekretim emrat e rinj kreut të shtetit. Këtë e konfirmojnë burime nga të dyja institucionet, ndërsa nga qeveria shpjegojnë se nuk ka arsye për nxitim, pasi edhe nëse ministrat dekretohen brenda ditës nga Presidenti Meta, për miratimin e tyre në Parlament duhet të pritet nisja e sesionit të ri Parlamentar më 21 janar.

Ndërkohë mëngjesin e të shtunës Kryeministri mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila konfirmoi vendimet e marra një ditë më parë në Asamble. U la porosi që para nisjes së Parlamentit të përcaktohen edhe emrat e atyre që do të zëvendësojnë ministrat në drejtimin e komisioneve parlamentare që do të lënë bosh. Në vend të Erion Braçes, drejtimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave pritet ta marrë Arben Ahmetaj, i cili largohet nga qeveria, ndonëse që nuk përjashtohet as Ervin Bushati. PS duhet të zëvendësojë edhe Eduard Shalsin në krye të Veprimtarisë Prodhuese dhe Bledi Çuçin si n/kryetar i Komisionit të Integrimit dhe Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kur mbeten 180 ditë nga zgjedhjet, fokusi i mbledhjes së Kryesisë, që zgjati rreth një orë, ka qenë te përgatitja për garën e ardhshme elektorale. Pushimet e socialistëve do të jenë të shkurtra dhe kalendari nis shpejt. Makineria organizative e PS-së do të vihet në lëvizje që më 4 janar, me mbledhjen e Këshillave të Koordinimit në territor, me një kalendar përgatitjesh që përfundon me thirrjen e Kongresit më 23 Mars. Kryesia ka vendosur që deri në Kongres socialistët të kenë ndarë përfundimisht cilët do të jenë kryebashkiakët që do të rikandidojnë e cilët do të zëvendësohen. / Top Channel

kongresi partia socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.