Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kjo grua është e para shofere e autobusëve në Shkup, historia e saj është vërtetë interesante

18:07 / September 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shoferja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarja e Maqedonisë së Veriut ka një histori të veçantë për disa arsye.

Makfire Shakiri është shofere autobuzi në Shkup dhe është shprehur se këtë gjë e ka pasur ëndërr që në fëmijëri. Normalisht ka hasur paragjykime, por jo nga familja, madje babai i saj i ndjerë ka qenë mbështetja më e madhe.

Nga ana tjetër, Makfire është një nënë e vetme. Atë e ka braktisur bashkëshorti dhe është detyruar ta rrisë djalin vetëm.

“S’mundem ta përshkruaj sa e vështirë ka qenë. E merrja me vete kudo, është rritur në autobuz. Ndonjëherë e lija vetëm në shtëpi, ja lija Zotit amanet, por më kanë ndihmuar dhe prindërit, familjarë të tjerë apo kolegë. Ja dola.“,- u shpreh Makfirja

Kur kishte 18 vjetorin datëlindjen djali i saj, ajo shkroi një status në rrjetin social Facebook:

“Një shkëputje nga romani im i jetës

Një mëngjes të Janarit të ftohët zgjoja djalin 3 vjeqar nga gjumi për ta mar me vete në punë. Pa hapur sytë mirë mu drejtua

Mami!!!

Të lutem më ler në shtëpi

Mam të premtoj se do të jem i urt

Dua të flej, më vjen ftohët në bus😢

Ndjeva një dhimbje të madhe në thellsin e zemres

Vendosa të iki vetëm

Por si?

Si do të punoj e mendjen tek djali

Mendoja, ta fik nxemjen se ska siguri do të ket ftohët. Largova të gjitha thika shkrepse e mbylla korentet me kapak…

Largova nga shtëpija gjitha qka mendoj se mund të jenë të rrezikshme.

Ika në punë duke ju drejtu Zotit me lutje

Kujdesu për këtë dhurat çë ma fale, po ta la Ty porosi.

Faleminderimi i takon Zotit të gjithësisë i cili gjithëmon ishte me mua, të gjitha lutjet mi pranoi. Më dërgoi njerëz të mirë e human si në familje ashtu edhe në shoqëri

Deri sot Andi djali im e mbajti fjalën e premtuar

Është i urt i sjellshëm edhe shembullor

Të uroj suksese e gjitha të mirat shpresa ime

Urime Ditëlindjen e 18 o biri im”

Ajo tregoi se lidhja me Zotin e ka bërë të gjej forcën. Ka pasur raste kur Makfirja e ka lënë djalin 3 vjeç në shtëpi vetëm, pasi ai kishte ftohtë në autobuz. Ajo i linte lojra për ta mbajtur të zënë. Makfirja sot tashmë është e lumtur me djalin e saj.

autobusëve shkup
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në RMV, njoftojnë protestë në kryeqytet

22:19 / May 20, 2026

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

12:15 / May 19, 2026

“Gjuha shqipe është amaneti ynë”/ Studentët shqiptarë protestë sot në Shkup

08:39 / May 18, 2026

Nga sot reduktohet me 40% flota e autobusëve

09:00 / April 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.