Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe disa shishe uji në drejtim të kordonit të policisë që qëndron para hyrjes së Kuvendit.
Ervin Salinaji: Vetëm pak muaj më parë Shqipëria i dha leksion mbarë Evroës, qeverisë dhe qeverive autoritare mes protestës studentore, mijëra prej tyre i shoh edhe në shesh, a duhet të largohet Rama për ju apo jo? Rama ik!
Studentët thoshin se e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, ne që jemi këtu, të gjithë e duam Shqipërinë si gjithë Evropa.
Secili prej jush e dinë se kur shkon në spitale përballesh me braktisje, mungesë profesionalizëm dhe ilaçe, kurse miliona euro shkojnë për klientët e Ramës, a duhet të largohet që të kemi një shëndetësi për të gjithë
Sa prej jush janë mashtruar në 2013 dhe 2017 duke iu thënë që ne qeveria e Ramës do ti bëjë legalizime falas, sa prej jush i kanë bërë dhe sa ka si protestuesit e Unazës së Re, a duhet të largohet Rama?
Ne po kërkojmë të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që vullneti i qytetarëve të jetë ai që përcakton qeverisjen në këtë vend.


