Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Koeman: Problemet e Barçës ishin prezente, por i “maskonte” Messi

18:16 / September 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koeman 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ardhmja e tij në stolin e Barcelonës është më e pasigurt se kurrë, por Ronald Koeman është i bindur se problemet ishin aty, në klubin katalanas prej kohësh.

Tekniku holandez, në një intervistë të dhënë së fundmi deklaroi se deri në momentin e largimit të tij, ishte Messi që maskonte problemet, duke lënë të kuptohet se mangësitë e klubit blaugrana nuk dilnin në pah vetëm në sajë të kualitetit dhe të efikasitetit të yllit argjentinas.

Trajneri i Barcelonës foli në një intervistë për të përditshmen holandeze “Voetball International”, në të cilën nuk fshehu edhe pengun e tij që la kombëtaren para zhvillimit të kampionatit europian.

“Do të më pëlqente ta luaja atë turne me grupin. Ishte një rast i madh, por edhe duke e ditur se sa e vështirë është tani situata te Barcelona, nuk do të kisha vepruar ndryshe. Në këto lloj situatash ia dal të marr më të mirën nga vetja ime dhe nga skuadra”, deklaroi holandezi.

Është kjo deklarata e Koeman, ndërkohë që mediat spanjolle dhe jo vetëm, flasin për një raport të tensionuar mes tij dhe Presidentit Laporta. Sipas tyre arsyeja e vetme e qëndrimit të Koeman është kostoja financiare që do të sillte pushimi i tij e po ashtu edhe angazhimi i një trajneri tjetër. Në listën e emrave për pasuesin e tij, që nuk ka munguar si gjithmonë në mediat iberike, spikat edhe ai i italianit Andrea Pirlo./ Top Channel

Barçës koeman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.