Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skanimi i kontratave të HEC-eve, kush janë 8 kompanitë me probleme

14:57 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një muaj nga nisja e procesit të skanimit të kontratave për HEC-et kanë kaluar në sitë 54 dosje, nga të cilat me probleme kanë rezultuar tetë prej tyre.

Në një deklaratë për mediat zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati tha se procesi është ende në vijim.

“Verifikimet në terren po bëhen në prezencë të përfaqësuese të subjekteve, ndërsa përsa i përket verifikimeve dokumentare me subjektet do të vijohet të komunikohet nëpërmjet korrespondencave zyrtare. Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëashme të kontratës. Ndër problematikat kryesore të konstatuara nga kontrolli i deritanishëm mund të përmendim: mosrespektim e afateve kohore proceduriale; Mosrespektimin e kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara (qofshin të aspektit ndërtimor, mjedisor, financiar etj)”, thuhet në deklaratën e Bonatit.

Ai shton se ndërprerja e kontratave është një proces kompleks dhe nga ana e Ministrisë po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit. “Problematikat e konstatuara, në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, do të analizohen dhe do të shërbejnë si referencë për ndryshimet ligjore që do të propozohen në këtë sektor”, thuhet më tej në deklaratë.

Procesi i skanimit po bëhet nga një grup pune që ka përfaqëues edhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorai Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Ujore.

Një muaj më parë ministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha subektet e licencuara për HEC do të skanohen nga një grup pune, e deri në përfundim të këtij procesi ngrin kontratat që nuk janë operative.

“Fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit të licensuar të cdo subkjekti të licenuar dhe skanimin fizik të cdo HEC dhe subjektin realizues. Ky proces do të ndiqet nga një grup pune dhe zv. ministri Bonati që ka bërë një punë voluminoze në sektorin e ujërave. Procesi në fjalë do të bazohet në dy kritere, i përputhshmërisë ligjoire, dhe përmbushja e kushteve kontraktuale ndaj subjekteve të lincenuara, duke përfshirë kushtet teknike dhe afatet kohore të respektuara ose jo”, tha Balluku.

Sipas saj në pesë vitet e fundit ka pasur disiplinim të madh të situatës së trashëguar që ishte skandalore e sipas saj “në kufijtë e kriminales”.

kompani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.