Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mandati i vetingut/ KLGJ e pranon: S’kemi kapacitet për procesin

16:30 / September 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klgj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kalimi i procesit të vetingut të gjyqtarëve në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëse mandati i anëtarëve të KPK nuk zgjatet përtej 5 viteve të parashikuara në Kushtetutë, mund të zvarrisë edhe më shumë më shumë procesin. Kjo për faktin se KLGJ do të ketë nevojë për burime njerëzore shtesë për të përballuar shqyrtimin e çështjeve të gjyqtarëve në një kohë të arsyeshme. Nevoja për ndihmë në një situatë të tillë shprehet nga vetë KLGJ.

“Në lidhje me kapacitetet e KLGJ për të vijuar procesin e vetingut dhe për të shqyrtuar çështjet në një kohë të arsyeshme, ju sqarojmë se përveç burimeve njerëzore aktuale, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që të garantohet standardi i procesit të rregullt ligjor për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve”.

I pyetur nga A2 CNN lidhur me propozimet te Partisë Socialiste për zgjatje të mandatit të organeve të vetingut KLGJ nuk komenton deklarimet publike të forcave politike. Ndërsa për një qëndrim të institucionit për këtë çështje, KLGJ u shpreh se nuk mund të shprehet për sa kohë nuk ka një projekt-akt ligjor të përcjellë nga Ministri i Drejtësisë. Pak ditë më parë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organi ndërkombëtar mbikëqyrës i procesit të vetingut tha për A2CNN se ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.

Sipas ONM, zgjatja e afatit do të lejonte komisionerët e Shkallës së Parë të vetting-ut dhe Komisionerët Publikë të përfundojnë të gjitha rastet për të cilat ka filluar hetimi. Mandati 5 vjeçar i organeve të vetingut, sipas Kushtetutës, përfundon në qershor të vitit 2022, ndërkohë që deri më tani në veting kanë kaluar më pak se 60% e gjyqtarëve e prokurorëve.

Për zgjatje të afatit nevojitet ndryshim i Kushtetutës, që në vetvete kërkon edhe vota të opozitës në Parlament, pasi preka e ligjit themeltar të shtetit kërkon të paktën 94 vota.

klgj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.